Fotoja me nxënës me përshëndetje ushtarake për Turqinë, s’ka ende vendim për mësuesin

Prizreni

Fotoja me nxënës me përshëndetje ushtarake për Turqinë, s’ka ende vendim për mësuesin

Më: 22 tetor 2019 Në ora: 21:29
Fotoja me nxënës me përshëndetje ushtarake për Turqinë

Kandidatja e PDK-së për deputete ka dalë në mbrojtje të Selver Shantirit, mësuesit që detyroi nxënësit t’i përkrahin ushtarët turq

Selver Shantiri ende po vazhdon të jetë mësues i shkollës “Motrat Qiriazi” në Prizren.

DKA e Prizrenit ende po pret përgjigjen e MASHT-it për të vepruar me masën që duhet të marr ndaj mësuesit turk i cili detyroj nxënësit të bëjnë veprime në përkrahje të ushtarëve turq.

E ka konfirmuar vet drejtoresha e këtij institucioni Xhemile Thaçi e cila është kundër veprimeve që ka bërë Shantiri.

Por në mbështetje të mësuesin të klasës së katër, ka dalë një kandidate për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Besa Ismaili, përmes një postimi ka kërkuar të di nëse është kushtetuese mbajtja e flamurit turk nga mësuesi.

Ismailin dhe e njëjta ka refuzuar të përgjigjen me justifikimin se prindërit e fëmijëve nuk kanë reaguar dhe se ende nuk ka marrë përgjigjen nga kryetari i Prizrenit.

T7 ka tentuar të marrë përgjigje edhe nga PDK por të njëjtit kanë qenë të paqasshëm.

Ndërkohë Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut këtë veprim të mësuesit turk e sheh të pajustifikueshëm.

Madje, sipas Valentina Demollit, simbolet e komuniteteve janë të rregulluara me ligj se i vetmi problem ne atë foto është keqpërdorimi i fëmijëve.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, komunitetet kanë të drejtë të përdorin dhe të shfaqin simbolet e komunitetit, në pajtim me ligjin dhe standardet ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat