Ngritet aktakuzë për fotografim të votës

Prizreni

Ngritet aktakuzë për fotografim të votës

Më: 23 tetor 2019 Në ora: 10:54
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër personit me iniciale A.M., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Cenimi i fshehtësisë së votimit” .

Sipas aktakuzës, i pandehuri A.M., me 6 tetor  rreth orës 13:20 minuta në Mamushë në vendvotimin 3201A në shkollën fillore “Anadolu” cenon fshehtësinë e votimit të zgjedhjeve për deputet të Parlamentit të Kosovës,  në atë mënyrë që pasi voton fletëvotimin përmes telefonit celular “Samsung Galaxy J3” e fotografon dhe pastaj e poston në rrjetin social “Facebook” .

Me këto veprime, ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri A.M., ka përmbushur elementet e veprës penale “Cenimi i fshehtësisë së votimit” sipas KPRK-së. Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit, për veprën penale e cila i vihet në barrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat