Fushata vetëdijesuese për siguri në trafik vazhdoi në Universitetin Publik “Ukshin Hoti” - Bota Sot
Fushata vetëdijesuese për siguri në trafik vazhdoi në Universitetin Publik “Ukshin Hoti”

Prizreni

Fushata vetëdijesuese për siguri në trafik vazhdoi në Universitetin Publik “Ukshin Hoti”

Më: 28 tetor 2019 Në ora: 14:58
Fushata vetëdijesuese për siguri në trafik

Fushata vetëdijesuese për uljen e numrit të aksidenteve me pasoja fatale e organizuar nga Shoqata e Sigurimeve e Kosovës (ShSK), Policia e Kosovës, si dhe Ministria e Infrastrukturës, ka vazhduar të hënën në Prizren, gjegjësisht në Universitetin Publik “Ukshin Hoti”.

Një numër i madh e studentëve, stafit akademik të këtij Universiteti nga afër kanë dëgjuar prezantimet e përfaqësueseve të tre institucioneve.

Drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës Sami Mazreku, ka thënë se Shoqata e Sigurimeve e Kosovës gjatë 12 muajve të vitit organizojnë aktivitete të shumta që për qëllim të vetëm e kanë rritjen e sigurisë në komunikacion.

Sipas tij, çdo ditë e më shumë si pasojë e fushatave intensive sensibilizimi është duke u rritur vetëdija e qytetareve ku dhe kemi më pakë aksidente me pasoja fatale.

Shoqata e Sigurime e Kosovës përfaqëson të gjitha kompanitë e sigurimeve që janë të licencuara nga Banka Qendrore e Kosovës.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat