Ambasada gjermane në Kosovë në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës kanë vendosur që Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren ta ofrojnë për strehim për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.
Ambasada gjermane në Prishtinë ka njoftuar se rreth 800 shtretër do të jenë në dispozicion për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.
Njoftimi i plotë nga ambasada gjermane në Prishtinë:
Parku i Inovacionit dhe Trajnimit në Prizren do të ofrohet përkohësisht për akomodim të njerëzve të prekur nga tërmeti tragjik në Shqipëri. Republika e Kosovës në bashkëpunim me ambasadën gjermane në Prishtinë, GIZ-in dhe komunën e Prizrenit kanë bërë përgatitjet e nevojshme për të ofruar strehim, kujdes shëndetësor bazë dhe ushqim në hapësirën e Parkut Inovativ dhe Trajnimit. Deri në 800 shtretër dhe salla pritjeje janë në dispozicion për të gjithë të prekurit nga fatkeqësia e tërmetit. Qeveria e Republikës së Kosovës ka kontaktuar menjëherë autoritetet zyrtare në Shqipëri për të ndërmarrë hapat e mëtejshëm drejt realizimit të kësaj iniciative.