Gjashtë të infektuarit sot, nga Romaja e Prizrenit

Prizreni

Gjashtë të infektuarit sot, nga Romaja e Prizrenit

Më: 25 maj 2020 Në ora: 23:48
Romaja

nstituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike sonte ka bërë të ditur se gjashtë rastet e reja me Covid 19, janë nga komuna e Prizrenit, saktësisht nga fshati Romajë.

Siç bën të ditur IKSHPK-ja, rastet që kanë rezultuar pozitiv, e kanë marrë virusin nga kryefamiljarja, e cila rezultoi pozitiv disa ditë më parë.

Momentalisht në këtë fshat, janë 7 raste me Covid 19, të gjithë anëtarë të një familjeje. Të infektuarit janë prej moshës 3 deri në 66 vjeçare.

Tutje instituti bën me dije se të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe po mbikëqyren nga niveli lokal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat