Arrestohen dy persona në Prizren, ata ushtruan dhunë ndaj bashkëshorteve të tyre - Bota Sot
Arrestohen dy persona në Prizren, ata ushtruan dhunë ndaj bashkëshorteve të tyre

Prizreni

Arrestohen dy persona në Prizren, ata ushtruan dhunë ndaj bashkëshorteve të tyre

Më: 23 qershor 2020 Në ora: 12:31
Foto Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të dhunës në familje në Komunën e Prizrenit.

Policia bën të ditur se njëri rast ka ndodhur në Prizren, ndërsa tjetri në fshatin Novakë.

Më poshtë rastet e ndara sipas raportit të Policisë së Kosovës:

“Fsh. Novakë Prizren 21.06.2020 – 23:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull Kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”.

“ Rr. Beteja e Koshares, Prizren 22.06.2020 – 08:20. Viktima femër kosovare ka njoftuar se është ushtruar dhunë psikike në vazhdimësi nga bashkëshorti i saj i dyshuari Mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat