Në Prizren arrestohen me forcë pronari i lokalit dhe djemtë e tij, s’kishin maska - Bota Sot
Në Prizren arrestohen me forcë pronari i lokalit dhe djemtë e tij, s’kishin maska

Prizreni

Në Prizren arrestohen me forcë pronari i lokalit dhe djemtë e tij, s’kishin maska

Më: 17 korrik 2020 Në ora: 23:17
Pamje nga vendi i ngjarjes

Mosbartja e maskës solli krejt këtë situatë. Policë të njësitit special përdoren forcë dhe sprej gjatë arrestimit të pronarit, djalit të tij e kamarierit të këtij lokalinë Shadervan të Prizrenit.

E krejt kjo ndodhi në sy të fëmijëve 5 vjeçar, të cilët u shokuan nga kjo situatë.

Gjithë ngjarjen e incizoi me kamerë të telefonit vajza e Imer Ukaj, pronarit të biznesit.

Pas arrestimit të tre u dërguan në stacionin policor, ku pas deklaratave të dhëna u liruan.

Por sipas Lirim Ukaj, djalit të pronarit, policët përdoren dhunë edhe gjatë rrugës, edhe në stacion të policisë.

Ukaj tregon edhe për kërcënimet e shprehjet banale që policët i përdoren.

Ai thotë se kurrë nuk kanë pasur probleme me policinë apo me fqinjët e tyre.

Mirëpo sipas tij, dyshimet janë se beson qe krejt kjo ishte e porositur nga dikush.

Lirim Ukaj paralajmëron t’i ndjek të gjitha rrugët ligjore ndaj komandantit të njësitit special, Sami Hoti.

Ndërkohë nga policia e rajonit të Prizrenit nuk kanë pranuar që të deklarohen para kamerës, veçse kanë thënë se kanë lëshuar një raport me shkrim.

Që kur kanë nisur masat e reja të qeverisë kundër pandemisë, policia ka arrestuar dhe dënuar disa persona për shkak të mos-respektimit të masave anti-covid.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat