Suksesi që duhet ndjekur - Bota Sot
Suksesi që duhet ndjekur

Prizreni

Suksesi që duhet ndjekur

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 23 korrik 2020 Në ora: 15:52
Besnike Aliaj

Kur flasim për rolin e femrës shqiptare, ajo karakterizohet në shumë fusha dhe dimensione. Njëra ndër to, që me mundin dhe sakrificat e saja ka arritur të ketë sukses, është Besnike Aliaj nga Prizreni.

Duke qenë shumë e pasionuar në fushën e agronomisë, Besnikja ka arritur të sfidojë paragjykimet për të pasur suksese, edhe përkundër shumë pengesave. Pengesat të natyrës së paragjykimeve, mungesës së mbështetjes nga të gjitha anët, ka arritur t’i sfidojë duke arritur të ketë sukses në biznes.

Besnikja është model që duhet ndjekur nga shumë femra të cilat duke pasur pengesa të shumta arrijnë që mos të jenë të suksesshme, pikërisht se ende pa filluar, të gjithë i vendosin pengesa. Sot, të jesh femër e suksesshme nuk është e kollajtë, por nëse ndiqet modeli i Besnike Aliajt, femrat mund të kenë suksese, edhe përkundër që rruga nuk është e lehtë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat