Anomalia me stacionin hekurudhor në kryeqytetin në Prizren

Prizreni

Anomalia me stacionin hekurudhor në kryeqytetin në Prizren

Nga: Haki Latifi Më: 14 gusht 2020 Në ora: 22:43
Haki Latifi

Dikur në kohën e Austrohungarisë ka pasur tren, bile deri në Zhur, e tani në shekullin 21, s’kemi as tren, as hekurudhë.

Njëri ndër problemet që nga paslufta po i mundon qytetarët është pikërisht fakti se tashmë në Prizren nuk vjen treni nga Prishtina, edhe pse ky qytet njihet që kishte tren që në periudhën e sundimit të Austro-Hungarisë. Ndoshta ka ndonjë plan apo strategji Qeveria e Kosovës kur dhe si do ta funksionalizojë hekurudhën Fushë Kosovë-Prizren, mirëpo unë mendoj që mosfunksionimit të hekurudhës i ka ndihmuar edhe Qeveria lokale e Prizrenit duke i lejuar ndërtimet e larta në atë zone të hekurudhës , ndërsa një pjesë e hekurudhës është uzurpuar.

Duhet të zgjohen nga gjumi Ministria e infrastrukturës dhe kompania e Hekurudhave të Kosovës e mos ta lërë Prizrenin në këtë gjendje.

Është koha që institucionet e Kosovës ti kushtojnë më tepër vëmendje zhvillimit të hekurudhave të Kosovës, në të cilën do të mund të mbështeste turizmin e saj, sistemet e integruara të transportit publik, industrinë dhe ekonominë. Investimi në këtë segment rrugor, ofron cilësi më të mirë të ajrit, duke liruar më pak gazra dhe një jetë më cilësore, duke ofruar mundësinë e udhëtimit nëpër fshatra plotë ferma dhe pemë frutore, shumë më të bukura se sa pamjet e shpëlara përgjatë rrugëve kryesore. Apo ndoshta jemi në pritje të përsëritjes së refrenit të këngës së përjetësuar të grupit të viteve 1980, Gjurmët, “Në tren për Prizren”.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat