Gashi i LDK-së për Haskukën: Kryetar koti, po lejon uzurpimin e hapësirave publike për shërbime korruptive

Prizreni

Gashi i LDK-së për Haskukën: Kryetar koti, po lejon uzurpimin e hapësirave publike për shërbime korruptive

Më: 14 nëntor 2020 Në ora: 13:03
Nderim Gashi

Sekretari i Degës së LDK-së Nderim Gashi, ka kritikuar kryetarin e Prizrenit, Mytaher Hasakuka i cili po lejon uzurpimin e hapësirave publike në Ortakoll.

Gashi ka shkruar se në sytë e pushtetarëve po ndodhin uzurpimet e hapësirave publike dhe po betonizohen parqet publike.

Ai thotë se kjo heshtje nga zyrtarët komunal po bëhet për shërbime korruptive dhe kryetari Haskuka, të cilin ai e quan kryetar koti.

Postimi i plotë:

Në Prizren, për çdo ditë jemi dëshmitar të uzurpimit të hapsirave publike, këtë dukuri të shëmtuar ne e shohim çdo ditë në lagjen Ortakoll.

Në sytë e pushtetarëve komunal të Prizrenit, ndodhin uzurpimet e hapsirave publike, shohim betonizimin e parqeve të lagjes tonë, madje kjo dukuri e ka vështirësuar qarkullimin e lirë të banorëve të këtij lokaliteti…

Pushteti komunal asnjë veprim për t’a ndaluar këtë katraurë urbanistike, s’ka se si të mos shkoj mendja që edhe kjo heshtje e pushtetarëve bëhet për shërbime korruptive!

Kryetar koti i shkon Kryetarit të komunës së Prizrenit, shokut Mytaher!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat