Vazhdojmë përkrahjen e organizatave jo-qeveritare që veprojnë në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit

Prizreni

Vazhdojmë përkrahjen e organizatave jo-qeveritare që veprojnë në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 15:37
Pamje nga takimi

Në pjesën e parë të vitit 2020, si Komunë e Prizrenit kemi ofruar mbështetje financiare për OJQ-të që veprojnë në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit, nga e cila kanë përfituar 110 organizata dhe individë me vlerën totale rreth 316 mijë euro.

Mirëpo, duke e parë ndikimin e pandemisë në të gjitha sferat e jetës, edhe me miratimin e Kuvendit Komunal, kemi vendosur që OJQ-të që veprojnë në këto fusha t’i subvencionojmë përsëri, në mënyrë që t’ua lehtësojmë sadopak përballjen me krizën ekonomike të shfaqur si pasojë të pandemisë.

Me këtë rast, nga kjo mbështetje në fushën e kulturës kanë përfituar 65 organizata dhe individë, në fushën e rinisë 29, ndërkaq nga sporti 42 organizata dhe individë, të cilët i kemi subvencionuar me shumën totale rreth 428 mijë euro dhe me shumicën e të cilëve sot edhe kemi nënshkruar kontrata.

Komuna e Prizrenit, edhe në të ardhmen do të vazhdojë t’i përkrahë maksimalisht OJQ-të që kanë në fokus përmirësimin e kushteve ekonomike, sociale, kulturore dhe arsimore të shoqërisë në komunën tonë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat