Sulmohen tre infermierë në Prizren, reagon Hoti

Prizreni

Sulmohen tre infermierë në Prizren, reagon Hoti

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 20:48
Foto ilustrim

Janë sulmuar tre infermierë në Emergjencën e Prizrenit gjatë së shtunës.

Sipas mjekut Lumbardh Bojaxhi  që ishte në vendin e ngjarjes kur ndodhi sulmi, deri te përplasja me grushte erdhi kur një nga infermierët i kishte udhëzuar të rinjtë që për tretman mjekësor të shkojnë te Qendra e Mjekësisë Familjare, pasi nuk ishin rast emergjent.

Mjeku gjithashtu dyshon që tre të dyshuarit që janë 20 dhe 21 vjeç, ishin nën ndikimin e alkoolit apo substancave narkotike.

Megjithatë sipas policisë tre të dyshuarit janë shoqëruar në stacion, derisa me urdhër të prokurorit njëri nga ta është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Sipas shefit të Emergjencës Gylxhan Hasani, gjendja e tre infermierëve është e stabile.

Sulmin ndaj infermierëve përmes një postimi në Facebook e ka dënuar edhe Kryeministri Avdullah Hoti, i cili i ftoi organet e rendit t’u vihen në mbrojtje mantelbardhëve, ndërsa organeve të drejtësisë ju kërkoi ta kryejnë detyrën e tyre shpejt.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat