Prizreni po bëhet me hartën zonale 2020-2028

Prizreni

Prizreni po bëhet me hartën zonale 2020-2028

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 17:02
Mytaher Haskuka

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Beni Kizolli, sot kanë bërë hapjen e shqyrtimit publik të Projekt Dokumentit “Harta Zonale e Komunës së Prizrenit 2020-2028.

Me këtë rast, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, i ftoi të gjithë qytetarët, ekspertët e fushës dhe të gjithë të interesuarit, t’i paraqesin komentet, kërkesat dhe shqetësimet e tyre lidhur me planifikimin e Hartës Zonale, në mënyrë që të ketë një proces sa më transparent dhe gjithëpërfshirës. 

Po ashtu kryetari Haskuka, theksoi se gjatë planifikimit të kësaj harte, e cila ka për qëllim ngritjen e cilësisë së jetesës së qytetarëve dhe zhvilluar ekonominë dhe infrastrukturën, janë munduar t’i përfshijnë kërkesat e banorëve të zonave rurale dhe urbane, në përputhje të plotë me ligjet në fuqi.

Nga ana tjetër, drejtori Kizolli deklaroi se shqyrtimi publik i Projekt Dokumentit ”Harta Zonale e Komunës së Prizrenit 2020-2028” do të zhvillohet nga data 23 dhjetor 2020 deri më 28 janar 2021, çdo ditë pune nga ora 13:30 deri ne orën 15:30, në ndërtesën e Komunës së Prizrenit, në Katin I-rë dhe në ueb-faqen zyrtare te Komunës së Prizrenit https://kk.rks-gov.net/prizren.

Qëllimi i organizimit të shqyrtimit publik, si pjesë e procesit të hartimit të Hartës Zonale të Komunës, është që të pranohen dhe vlerësohen komentet të cilat shërbejnë për ngritjen e cilësisë së dokumentit, para dorëzimit të tij për miratimin përfundimtar në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit dhe në Kuvendin e Komunës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat