Dega e AAK-së në Prizren synon që të ketë përfaqësim në Kuvendin e Kosovës

Prizreni

Dega e AAK-së në Prizren synon që të ketë përfaqësim në Kuvendin e Kosovës

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 14:27
Foto nga takimi

Dega e AAK-së në Prizren, të hënën, ka prezantuar katër kandidatët e saj për deputetë. Drejtuesit e kësaj dege kanë theksuar se më këtë ekip synojnë që të kenë përfaqësim në Kuvendin e Kosovës.

Kryetari i degës së AAK-së në Prizren, Lulzim Kabashi ka theksuar se ky subjekt ka propozuar pesë kandidatë për deputetë nga kjo komunë, por se njëra prej kandidateve përkatësisht Shqipe Kastrati nuk është certifikuar. Sipas tij në garën për deputetë do të jenë katër kandidatë: Bajram Kastrati, Besnik Krasniqi, Luljeta Berisha dhe Rifat Sylejmani.

Për Bajram Kastratin ka pohuar se është dëshmuar me punën si zëvendës ministër i Bujqësisë, njëjtë sikurse edhe për Besnik Krasniqin si udhëheqës i njësisë për menaxhimin e ndërmarrjeve publike në MEA. Kabashi ka prezantuar edhe Luljeta Berishës si aktiviste për të drejtat e grave dhe barazinë gjinore, derisa për Rifat Sylejmanin ka shtuar se është dëshmuar në sektorin e sigurisë si në periudhën e luftës ashtu edhe të pasluftës.

“Aleanca nga Prizreni ka ofruar një cilësi sa i përket personaliteteve, të cilët garojnë për deputet në Kuvendin e Kosovës. I bëj thirrje qytetarëve që ti votojnë këta kandidatë, sepse jam i bindur se në mënyrën më të mirë të mundshme kanë me prezantu Prizrenin dhe qytetarët e tij, por edhe të Kosovës në Kuvendin e Kosovës. Kanë çfarë të ofrojnë në Kuvend dhe prezenca e tyre atje do të jetë një gjë pozitive për punën në organin ligjvënës të Republikës së Kosovës. Si degë e Aleancës synojmë që t’i kemi përfaqësuesit tonë në Kuvend”, ka thënë Kabashi.

Sipas tij përqendrimi i degës kësaj here ka qenë gjetja e personaliteteve që ofrojnë cilësi dhe atë në fusha të ndryshme.

njohin këto problematika dhe kontributi i tyre ka me qenë i çmuar. Nuk ka qenë e lehtë në këtë kohë me gjet personalitete që janë të pastër si figura, dhe që posedojnë njohuri dhe profesionalizëm në lëmitë ku punojnë”, ka deklaruar Kabashi.

Në anën tjetër Bajram Kastrati ka theksuar se sikur në pozitën e zv.ministrit të Bujqësisë do të vazhdojë që edhe në të ardhmen të jetë aktiv dhe zëri i qytetarëve të Komunës së Prizrenit në Kuvendin e Kosovës. Luljeta Berisha ka pohuar se si anëtare e Rrjetit të Grave dhe Lobit për barazi gjinore do të angazhohet për fuqizimin e grave, përkatësisht respektimin e të drejtave të tyre, sikurse edhe për barazi gjinore.

Rifat Sylejmani ka thënë se kontributin e tij do ta ofrojë në fushën e sigurisë me qëllim që Kosova të anëtarësohet në NATO. Ndërkaq Besnik Krasniqi ka bërë të ditur se do të punojë në fushën e ambientit dhe avancimin e ndërmarrjeve publike.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat