U mbajt shkolla verore për ndërmarrësi sociale në Prizren

Prizreni

U mbajt shkolla verore për ndërmarrësi sociale në Prizren

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 15:36
U mbajt shkolla verore për ndërmarrësi sociale në Prizren

Në kuadër të projektit Qendra Rinore Multifunksionale ARKA, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga OJQ THY, është mbajtur shkolla verore për ndërmarrësi sociale në hapësirat e Universitetit "Ukshin Hoti" në Prizren.

Të pranishëm në ceremoninë e hapjes zyrtare ishin Shefi i Sektorit të Bashkëpunimit në Zyrën e BE-së në Kosovë, z. Luigi Brusa, Kryetari i Komunës së Prizrenit, prof. dr. Mytaher Haskuka, Këshilltarja Politike e Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, znj. Dorotea Deshishku dhe Sekretari i Përgjithshëm i Universitetit të Prizrenit "Ukshin Hoti", z. Burim Berisha.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, z. Mytaher Haskuka, tha se vendi ynë nuk është shumë i familjarizuar dhe nuk di shumë për ndërmarrësin sociale, sikur që edhe nuk ka legjislacion, andaj inkurajoi të rinjtë që të marrin pjesë në këtë shkollë.

Ndërsa këshilltarja e MKRS, znj. Deshishku gjatë fjalës së saj tha se "Ndërmarrësia sociale përfaqëson më të mirën e dy botëve - atë fitimprurëse dhe jofitimprurëse. Nga njëra anë, sektori privat (ose bota e biznesit në përgjithësi) na lejon të shprehim nivelin më të lartë të krijimtarisë dhe inovacionit kur bëhet fjalë për ofrimin e produkteve dhe shërbimeve, nga ana tjetër, ne nuk duhet ta harrojmë përgjegjësinë për të ndarë sukseset tona dhe për të bërë diçka që është në të mirën e përgjithshme, sepse të gjithë jemi pjesë e një kolektivi nga i cili përfitojmë."

Roli dhe qëllimi i organizmit të kësaj shkolle, është ngritja e kapaciteteve të të rinjve rreth ndërmarrësisë sociale dhe target grupi i projektit janë nxënësit e studentët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat