Komandanti gjerman i KFOR-it vizitoi gjimnazin “LOYOLA”

Prizreni

Komandanti gjerman i KFOR-it vizitoi gjimnazin “LOYOLA”

Më: 16 shtator 2021 Në ora: 14:53
Foto nga takimi

Komandanti gjerman i KFOR-it, major Ludwig von Düsterlohe, ka zhvilluar sot një vizitë në Gjimnazin “Loyola” në Prizren, për t’u njohur me punën dhe aktivitetet e këtij institucioni arsimor.

Ai, gjatë një takimi me menaxhmentin e kësaj shkolle, ka shprehur gatishmërinë e KFOR-it gjerman për të ndihmuar Gjimnazin “Loyola”, në projekte dhe aktivitete të ndryshme.

Po ashtu, major von Düsterlohe e përgëzoi menaxhmentin e Gjimnazit “Loyola” për pëgatitjet e bëra për vitin e ri shkollor dhe përkushtimin që brenda rrethanave aktuale të gjenden forma për ruajtjen e kontinuitetit të procesit mësimor.

Drejtori ekzekutiv i ALG “Loyola-Gymnasium”, z. Elias Koller është shprehur i lumtur për një bashkëpunim të tillë, që do të jetë një ndihmesë në punën e këtij institucioni arsimor, i njohur me rezultatet e arritura deri më tani në sistemin arsimor të Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat