Krasniqi mbështet Totajn: Prizrenasit e kanë të qartë se kënd do ta votojnë

Prizreni

Krasniqi mbështet Totajn: Prizrenasit e kanë të qartë se kënd do ta votojnë

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 18:30
Shaqir Totaj, Memli Krasniqi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka vizituar Prizrenin, me ç’rast është takuar me kandidatin për kryetar Shaqir Totaj, të cilin e ka uruar për suksesin e arritur në zgjedhjet lokale.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka thënë se në raundin e dytë të zgjedhjeve, qytetarët e Prizrenit e kanë të qartë se ku është adresa për ta vendosur mbështetjen e tyre.

Ky është statusi i tij i plotë:

Kemi qenë me qytetarët e Prizrenit gjithmonë, e tash do ta bëjmë edhe qeverisjen që Prizrenasit e duan dhe e meritojnë. Shaqir Totaj është profili i kryetarit që reflekton kompetencë, përgjegjësi e ligjshmëri. Ai është bashkudhëtar i qytetarëve të Prizrenit, që i njeh ata dhe ua kupton nevojat, për ta ringjallur qytetin e identitetit tonë kombëtar e kulturor.

Shaqa është më i vendosur se kurrë për ta ngjallur Prizrenin, për ta ndalë degradimin dhe për t’i dhënë kuptim qeverisjes lokale që u dedikohet qytetarëve.

Jemi thellësisht mirënjohës ndaj Prizrenasve për mbështetjen e madhe që i kanë dhënë Shaqës, në misionin e tij përtej politik, për qytetarët, për Prizrenin dhe për zhvillimin për të cilin ka nevojë kjo komunë.

Në raundin e dytë të zgjedhjeve, qytetarët e Prizrenit e kanë të qartë se ku është adresa për ta vendosur mbështetjen e tyre. Sepse, Shaqir Totaj është i qartë në atë se çfarë ka në plan për Prizrenin, si dhe i vendosur për t’i shkuar deri në fund materializimit të besimit të qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat