Takim i ministrit Peci me fermerët e Prizrenit

Prizreni

Takim i ministrit Peci me fermerët e Prizrenit

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 22:50
Faton Peci

Nesër, më 29 tetor (e premte), nën organizimin e Komunës së Prizrenit, do të mbahet një takim informativ mes ministrit të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci dhe fermerëve të komunës së Prizrenit.

Në këtë takim, ku i pranishëm do të jetë edhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, do të trajtohet çështja e subvencioneve, granteve dhe politikave bujqësore zhvillimore.

Aktiviteti do të mbahet në ora 16:00, në Shtëpinë e Kulturës "Xhemajli Berisha".

Kuvendi Komunal i Prizrenit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat