Sot mbahet koncerti humanitar për vogëlushen 10 muajshe Stina Laçi

Prizreni

Sot mbahet koncerti humanitar për vogëlushen 10 muajshe Stina Laçi

Më: 6 nëntor 2021 Në ora: 16:43
Foto

Komuna e Prizrenit organizon koncert humanitar për vogëlushen 10 muajshe, Stina Laçi, e cila vuan nga një sëmundje e rrallë gjenetike, Atrofi Muskulare Kurrizore.

Në koncert do të performojë Orkestra Sinfonike “Ibrahim Madhi”, me tenorët Josif Gjipali dhe Kastriot Tusha dhe soprano Ardita Meni dhe Genita Hoxha, nën dirigjimin e Prof. Dr. Isak Shehu.

Koncerti do të mbahet sot në ora 18:00 në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha”.

“Hyrja do të jetë me bileta, të cilat mund të blihen tek dera. Çmimi i biletës është 5 euro, ku të gjitha të hollat e grumbulluara do t’i dedikohen shërimit të vogëlushes Stina Laçi. Për të gjithë ata që dëshirojnë të kontribuojnë me një shumë më të madhe për shërimin e Stinës, në hyrje do të vendosjet kutia për ndihmë për shërimin e vogëlushes”, thuhet në njoftimin e komunës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat