Haskuka në Gërnçar: I vetmi opsion për Prizrenin është numri 144

Prizreni

Haskuka në Gërnçar: I vetmi opsion për Prizrenin është numri 144

Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 20:55
Haskuka në Gërnçar

Në ditën e dytë të fushatës për raundin e dytë të zgjedhjeve në Prizren, kandidati i LVV-së, Mytaher Haskuka ka mbajtur tubim në fshatin Gërnçar.

Ai ka kërkuar besimin e qytetarëve duke premtuar jetë më të mirë të boshnjakëve.

Haskuka: Duhet të korrim fitore edhe në shumë vendbanime tjera

"Ne kemi korr fitore në Gërnçar, por duhet edhe në shumë vendbanime të tjera. Besoj që me datën 14 nëntor do të dalim bindshëm, jo vetëm në Gërnçar, por edhe në Zhub në mënyrë që të vazhdojmë qeverisjen e mirë. Ashtu që të bashkëqeverisim bashkë me boshnjakët me gjitha komunitet, me zëvendëskryministren, me deputetët tanë, me qeverinë e Albin Kurtit që të bëjmë shumë më shumë, shumë më mirë për Prizrenin", ka thënë ai.

Haskuka ka theksuar se i vetmi opsion për Prizrenin dhe fshatrat përreth është numri 144.

Haskuka: Duhet të vendosni për fëmijët tanë

 "Vota është besimi, kur e qitni votën duhet të mendoni për fëmijët tanë, për të ardhmën tonë. Prandaj me 14 nëntor i vetmi opsion është 144 që të fitojmë Prizrenin dhe t'i japim shpresë edhe Kosovës edhe fëmijëve tanë", ka shtuar ai.

Në tubimin në shkollën në Gërnçar, kanë marrë pjesë edhe zëvendëskryeministrja Emilija Rexhepi dhe deputetët Duda Balje e Ardian Gola.

Mytaher Haskuka në zgjedhjet e 17 tetorit ka marrë 40.4 për qind të votave, ndërkaq 31,4 për qind e qytetarëve kanë votuar për Shaqir Totaj nga Partia Demokratike e Kosovës

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat