Kurti: Në duart e Haskukës, Prizreni fisnikërohet edhe më shumë

Prizreni

Kurti: Në duart e Haskukës, Prizreni fisnikërohet edhe më shumë

Më: 12 nëntor 2021 Në ora: 23:35
Albin Kurti ka kërkuar që të përkrahet kandidati i kësaj partie për kryetar të Prizrenit Mytaher Haskuka

Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti ka kërkuar që të përkrahet kandidati i kësaj partie për kryetar të Prizrenit Mytaher Haskuka.

Ai tha se ai punon pa u ndalur dhe me finesa të mëdha, sikurse një artizan gjatë punimit të një filigrani.

“Prizreni vetëm këtë lloj kujdesi e pranon. Për katër vite, shumë punë të mira ka bërë e shumë të tjera mbesin për t’u përkryer. Përveçse funksionalizoi çerdhen e parë publike për fëmijë dhe ndërtoi 4 të tjera, po ashtu ndërtoi e renovoi 20 objekte shkollore dhe po aq shëndetësore (përfshirë këtu 4 QMF). U dhanë 1.5 milionë euro subvencione për kulturë, rini e sport, 4 milionë për bujqësi, një milion për mirëqenie sociale, u ndërtuan 15 terrene sportive, 3 stadiume etj”.

Kurti ka shkruar se me Haskukën, Prizreni dhe Tetova do të afrohen edhe më shumë nëpërmjet rrugës së re që do t’i lidhë.

“Sikurse përvoja e tij e punës që ka qenë shumë e pasur, edhe sfidat e Mytaherit kanë qenë të shpeshta. Me maturi i ka kaluar një nga një. Duke iu hapur rrugë zgjidhjeve e ka nisur këtë fushatë dhe rezultati nuk do të jetë tjetër, pos bukuri e zhvillim për këtë qytet që është vlerë për të gjithë shqiptarët dhe të gjithë qytetarët”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat