​Profili i kryetarit të ri të Prizrenit, Shaqir Totaj

Prizreni

​Profili i kryetarit të ri të Prizrenit, Shaqir Totaj

Më: 15 nëntor 2021 Në ora: 11:27
Shaqir Totaj

Në raundin e parë të zgjedhjeve të mbajtura më 17 tetor kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për të parin e Prizrenit, Shaqir Totaj kishte 31.36 përqind të votave, pra më pak se kundërkandidati i tij nga Vetëvendosje, Mytaher Haskuka.

Por të dielën e 14 nëntorit, Totaj siguroi fitoren për të parin e Komunës së Prizrenit.

Ai në raundin e dytë fitoi besimin e 27 mijë e 17 (51,01%) të qytetarëve. Ndërsa Haskuka mori 25 mijë e 942 apo 48,99 përqind të votave.

Kujtojmë që Totaj ishte në garë më Haskukën edhe në zgjedhjet lokale të 2017-tës, ku në raund të parë kishte fituar 19 mijë e 869 apo 29,75% të votave, kurse kundërkandidati i tij kishte 14 mijë e 967 apo 22,41 përqind të votave.

Por në raund të dytë, Haskuka kishte dalë i pari. Ai fitoi 25 mijë e 949 apo 50,36 përqind të votave, kurse Totaj, 25 mijë e 577 apo 49,64 përqind.

Por kush është Shaqir Totaj?

Më poshtë sjellim profilin e kryetarit të ri të Prizrenit

Totaj që nga viti 2017 është aktivisht pjesë e politikes.

Ai është i martuar me Flutrën dhe ka dy fëmijë, Elenën dhe Adonisin.

Ai ka kryer shkollën fillore dhe gjimnazin në Prizren. Totaj ka diplomuar në Univeristetin e Prishtinës si dhe studimet postdiplomike i ka vijuar në Universitetin e Uashingtonit në lëminë e menaxhmnetit dhe Lidershipit Ekzekutiv në sektorin Publik. Ai nga TADAT, programi special i FMN-së në Uashington DC, është certifikuar si ekspert ndërkombëtar për performancë të Administratës Tatimore.

Shaqir Totaj ishte angazhuar në ngritjen e institucioneve të reja pas luftës, ku kishte filluar punë në ATK, ku kishte mbajtur pozita të ndryshme menaxheriale, si menaxher i zyrës rajonale në Prizren dhe Pejë, menaxher i Drejtorisë së tatimpaguesve të mëdhenj në Prishtinë.

Totaj për tetë vite e ka udhëhequr klubin e basketbollit “Bashkimi” në Prizren. Për dy mandate ka shërbyer si nënkryetar i Federatës së Basketbollit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat