AKP largon nga shitja katër asete në Prizren

Prizreni

AKP largon nga shitja katër asete në Prizren

Më: 8 korrik 2022 Në ora: 16:46
AKP

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) njofton opinionin publik se ka tërhequr nga tenderi i shitjes katër asete, duke respektuar kërkesën e Komunës së Prizrenit mbi shpalljen e zonave të interesit publik dhe inicimin e proceseve të shpronësimit.

Njësitë të cilat tërhiqen nga shitja janë si më poshtë.

Njësia nr.16 – NSH Liria – Lokali afarist i përkohshëm në Rr. Remzi Ademaj;

Njësia nr.17 – NSH Prizren Market – Lokali afarist i përkohshëm nr.1 në rr.Nëna Terezë p.n. Prizren;

Njësia nr.18 – NSH Prizren Market – Lokali afarist i përkohshëm nr.2 në rr.Nëna Terezë p.n. Prizren;

Njësia nr.19 – NSH Prizren Market – Lokali afarist i përkohshëm nr.3 në rr.Nexhat Matranci p.n. Prizren.

Këto asete ishin paraparë për t’u shitur përmes tenderit publik, shitjes së aseteve përmes likuidimit (SHAL) 56, që do të mbahet me 13 korrik 2022,

Dita për dorëzimin e ofertave për asetet e (SHAL) 56 është me 13 korrik 2022, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë duke filluar nga ora 12:30. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat