​Vetëvendosje dorëzon kallëzim penal ndaj kryetarit të Prizrenit

Prizreni

​Vetëvendosje dorëzon kallëzim penal ndaj kryetarit të Prizrenit

Më: 12 shtator 2022 Në ora: 17:05
Shaqit Totaj

Lëvizja Vetëvendosje Qendra në Prizren ka dorëzuar sot kallëzim penal pranë Prokurorisë Themelore në Prizren ndaj Shaqir Totaj dhe vartësve të tij nën akuzat për degradim të gjendjes në arsim përmes, siç thuhet, zgjedhjes së drejtorëve partiakë dhe në kundërshtim me ligjet në fuqi.

Procesi i zgjedhjes së drejtorëve në institucionet edukativo-arsimore publike në Komunën e Prizrenit sipas Vetëvendosjes është përcjellë me parregullsi të shumta të cilat e kanë dëmtuar integritetin dhe kredibilitetin e sistemit arsimor.

Vetëvendosje në Prizren, duke iu përgjigjur shqetësimeve të qytetarëve, prindërve dhe shoqërisë civile për proces jo transparent e të kundërligjshëm, përmes këtij kallëzimi penal kërkon që organet kompetente të shtetit të ndërmarrin masat e duhura penale-juridike për të zbardhur të vërtetën me rastin e zgjedhjes së drejtorëve në shkollat e Prizrenit.

“Qeverisja e re komunale çdo ditë e më shumë po e degradon qytetin tonë në çdo aspekt, andaj lidhur me këtë iu drejtohemi qytetarëve, atyre që iu mohohen të drejtat ligjore për shkak të veprimeve klienteliste dhe nepotiste të këtij pushteti, shoqërisë civile dhe akterëve të ndryshëm shoqëror që të veprojmë bashkërisht për të ndalur këtë degradim dhe për të detyruar organet komunale të veprojnë në bazë të ligjit dhe konform interesit publik gjatë ushtrimit të kompetencave të tyre”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat