Filluan kurset për zanatin e Filigranit në Komunën e Prizrenit!

Prizreni

Filluan kurset për zanatin e Filigranit në Komunën e Prizrenit!

Më: 30 shtator 2022 Në ora: 06:34
Pamje nga vendi i ngjarjes

Filluan kurset për zanatin e Filigranit në Komunën e Prizrenit!.

Filigrani është një nga veprimtaritë më të vjetra në Kosovë, me prejardhje nga shekulli XV dhe që gjendet më së shumti në Prizren.

Kryetari Shaqir Totaj mori pjesë në hapjen e kurseve trajnuese të zanatit të Filigranit, organizuar nga Komuna e Prizrenit, ku do të trajnohen 30 të rinj e të reja.

Kryetari Totaj u dëshiroi suksese pjesëmarrësve duke thënë se filigranistët janë ndër mjeshtrit më të njohur të qytetit tonë që punojnë me vegla dore dhe krijojnë me teknikën e filigranit objekte arti prej ari, argjendi, bakri, qelibari e gurësh tjerë të çmuar, e që e kanë bërë të njohur Prizrenin në gjithë botën.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat