Prokuroria në Prizren do të kërkojë paraburgim për të dyshuarin për dhunim

Prizreni

Prokuroria në Prizren do të kërkojë paraburgim për të dyshuarin për dhunim

Më: 20 mars 2023 Në ora: 12:06
Prokuroria Themelore në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren do të kërkojë caktimin e masës së paraburgimit ndaj prizrenasit, që dyshohet për veprën penale “Dhunim”.

Prokuroria ka thënë se për shkak të ndjeshmërisë së rastit nuk mund të japin detaje tjera.

“Prokuroria Themelore në Prizren ju njofton se, lidhur me rastin, me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë, një (1) person, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhunimi” nga neni 227 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK) . Për të njëjtin, prokuroria brenda afatit ligjor do të kërkojë caktimin e masës së paraburgimit. Për shkak të ndjeshmërisë së rastit, në këtë fazë nuk mund t’ju japim detaje tjera”, thuhet në përgjigje.

Për këtë rast, Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24 orësh.

“DHUNIM- Prizren  19.03.2023 – 18:10. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi ka kryer veprën e lartcekur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhej në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat