Prizreni pritet të behet me ngrohtore

Prizreni

Prizreni pritet të behet me ngrohtore

Më: 26 mars 2023 Në ora: 23:30
Foto ilustrim

Prizreni si komuna e dytë më e madhe, ende nuk ka një sistem të ngrohjes qendrore kolektive. Por, kjo pritet të ndodh përmes një projekti të BE-së, i cili do të përfshijë tetë komuna të Kosovës.

Projekti për ngrohtoren e qytetit është në fazën e studimit, derisa është caktuar edhe lokacioni.

Ekspertët e kësaj lëmie e shohin shumë të domosdoshme ngrohtoren me energji të ripërtritshme për qytetin e Prizrenit.

Energjia e sistemit solar tashmë është vendosur në ITP , ndërsa është një shembull i mirë jo vetëm në përfitimet ekonomike.

Prizrenasit e kanë mirëpritur një projekt të tillë .

Sipas inxhinierit Pireci, ndërtimi i ngrohtores së qytetit në bashkëpunim me institucionet ndërkombëtare , obligon institucionet lokale që të vendosin kritere që në ndërtim , për kyçje të banesave në sistemin ngrohës .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat