Stacioni i Autobusëve në Prizren krijon kënd leximi me ndihmën e Bibliotekës së Qytetit

Prizreni

Stacioni i Autobusëve në Prizren krijon kënd leximi me ndihmën e Bibliotekës së Qytetit

Më: 23 prill 2025 Në ora: 19:35
Stacioni i Autobusëve në Prizren krijon kënd leximi me ndihmën e Bibliotekës së Qytetit

Në Ditën Ndërkombëtare të Librit, Stacioni i Autobusëve në Prizren ka shprehur mirënjohje për Bibliotekën e Qytetit të Prizrenit për bashkëpunimin dhe ndihmën e dhënë në krijimin e një këndi të leximit në pritoren e udhëtarëve.

“Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Librit, Stacioni i Autobusëve Prizren shpreh mirënjohje të veçantë për Bibliotekën e Qytetit të Prizrenit , dhe posaçërisht për drejtoreshën znj. Sahadete Kukaj, për bashkëpunimin dhe ndihmën e dhënë në krijimin e një këndi të leximit në pritoren e udhëtarëve të stacionit tonë.

Ky kënd leximi është një hap domethënës në përhapjen e kulturës së leximit dhe në krijimin e një ambienti më të pasur për qytetarët e udhëtarët tanë.

Jemi thellësisht falënderues për këtë bashkëpunim dhe përkushtim ndaj dijes e kulturës", thuhet në njoftimin e Stacionit të Autobusëve.

Duke uruar Ditën e Librit, Stacioni i Autobusëve ka vlerësuar përkushtimin ndaj dijes e kulturës. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat