Fillon lyerja e shtyllave të ndriçimit publik në zonën qendrore të Prizrenit

Prizreni

Fillon lyerja e shtyllave të ndriçimit publik në zonën qendrore të Prizrenit

Më: 5 maj 2025 Në ora: 18:06
Fillon lyerja e shtyllave të ndriçimit publik

Komuna e Prizrenit të hënën ka njoftuar se Drejtoria e Shërbimeve Publike ka nisur aksion për mirëmbajtjen e infrastrukturës së ndriçimit publik, duke filluar me lyerjen e shtyllave përkatëse në zonën qendrore të qytetit.

Sipas njoftimit, aksioni përfshin shtyllat që kanë pësuar dëmtime të lehta ose janë prekur nga korrozioni si pasojë e ekspozimit afatgjatë ndaj kushteve atmosferike.

Me këtë ndërhyrje synohet përmirësimi i pamjes vizuele të hapësirave publike si dhe rritja e sigurisë për qytetarët.

Drejtoria e Shërbimeve Publike ka bërë të ditur se ky aksion nuk do të mbetet i kufizuar vetëm në qendër, por do të shtrihet edhe në pjesë të tjera të qytetit në ditët në vijim, me qëllim të mirëmbajtjes së rregullt të elementeve të ndriçimit urban..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat