Disa herë punime në 200 metra rrugë në aksin `De Rada` në Prizren

Prizreni

Disa herë punime në 200 metra rrugë në aksin `De Rada` në Prizren

Më: 24 maj 2025 Në ora: 20:46
Pamje nga videoja

Assesi të gjejnë rehati banorët e një lagjeje në qytetin e Prizrenit, për shkak se brenda dy viteve, rruga "De Rada" rregullohet dhe sërish ka nevojë për riparim në këtë aks shumë të frekuentuar.

"Me rend qe dy vjet, bën vaki edhe më shumë, shtro, prishe, shtro, kërkush nuk dinë prej kësaj lagjes, prej kanaleve të zeza vjen kjo", thabanori Muhamet Previzaj.

"Vetëm shiko sa janë te punu, vitin e ardhshëm njëjtë ka me qenë, për zotin unë e mbaj mend nja dy a tri herë, sigurt tri herë", tha Bashkim Rrahmani.

"Unë jam këtu që një muj, vjet kam qenë prap qetu, njeherë kanalizimi, po e bllokojnë komunikacionin", tha Ibish Kabashaj, banor.

Disa nga banorët dhe udhëtarët thonë se kjo rrugë u asfaltua para gjashtë muajve.

"Para gjashtë muajve u rregullu, tash prap po prishet, zoti na ndihmoftë", tha Ferat Qufta, banor i lagjes

Sipas drejtorit të Shërbimeve Publike në Prizren, Çelë Lamaj, në vitin 2024 Hidroregjioni Jugor me financimin e KFË-së gjermane, kanë ndërruar gypin e kanalizimit, i cili ka qenë i domosdoshëm.

"Ky aks rrugore, dikund 200 metra, është rregulluar, operatori ekonomik ka qenë i detyruar të kthejë në gjendjen e mëparshme, pasi i kanë kry punimet dhe është ri asfaltuar ai aks rrugorë, ka rezultuar që punimet nuk janë në nivelin e kënaqshëm", tha Çelë Lamaj, drejtor i shërbimeve publike

Operatorit ekonomik i është dhënë edhe një mundësi t'i korrigjojë punimet.

"Momentalisht janë bërë disa hapje, do të bëhet mbushja e atyre hapjeve, pastaj do të bëhet gërryerja e atij aksi komplet, dhe do të vendoset një shtresë asfalt e cila duhet më në fund të na e rehatojë atë rrugë", tha Çelë Lamaj, drejtor i shërbimeve publike

Nëse dështon sërish operatori ekonomik, do të penalizohet dhe Drejtoria do të bëjë vetë sanimin e rrugës, thotë Lamaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat