Rruga Tetovë–Prizren, Shaqiri: Të shpejtohen procedurat burokratike

Prizreni

Rruga Tetovë–Prizren, Shaqiri: Të shpejtohen procedurat burokratike

Më: 3 qershor 2025 Në ora: 19:21
Pamje nga takimi

Është mbajtur takimi i parë i grupit punues për projektin rrugor Tetovë–Prizren.

Kjo një iniciativë strategjike me rëndësi të veçantë për ndërlidhjen infrastrukturore mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

Përmes një njoftimi për media bëhet e ditur se gjatë takimit u diskutuan hapat konkretë për realizimin e projektit, përfshirë definimin e fazave të ardhshme të punës dhe koordinimin ndërinstitucional të nevojshëm për të përshpejtuar procesin.

Pjesëmarrësit e takimit u dakorduan për nevojën e përshpejtimit të të gjitha procedurave burokratike dhe administrative, në mënyrë që puna konkrete të fillojë sa më shpejt, ka kumtuar përmes një njoftimi me shkrim zëvendësministrja e Transportit të Maqedonisë së Veriut, Kaltrina Zekolli-Shaqiri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat