Zafir Berisha ka njoftuar sot rikthimin e tij në subjektin politik Bashkimi Demokratik, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, duke i dhënë fund angazhimit në Nisma Socialdemokrate.
Përmes një postimi publik, Berisha shkroi: “Nga sot, aktivitetin tim politik së bashku me bashkëpunëtorë do ta rikthej në Bashkimin Demokratik në Prizren, ndërsa Nismës i dëshiroj suksese!”
Kthimi i Zafir Berishës në Bashkimin Demokratik shihet si një hap i rëndësishëm në skenën lokale të Prizrenit, ku ai ka qenë për vite një figurë me ndikim.
Ndërkohë, nga Nisma nuk ka ende një reagim zyrtar lidhur me largimin e tij.