Prizreni nderon Ditën e Çlirimit, qytetarët marshojnë deri te Shatërvani

Prizreni

Prizreni nderon Ditën e Çlirimit, qytetarët marshojnë deri te Shatërvani

Më: 12 qershor 2025 Në ora: 12:55
Prizreni

Me rastin e Ditës së Çlirimit të Prizrenit, Zyra e Veteranëve të UÇK-së në Prizren organizoi një aktivitet përkujtimor.

Në kuadër të aktivitetit, familjarët e dëshmorëve marshuan nga Komuna e Prizrenit deri te Sheshi i Shatërvanit.

Pasi arritën te busti i Xhevat Berishës në Shatërvan, pjesëmarrësit ngritën flamurin shqiptar në shtizë.

Ceremonia u përmbyll me intonimin e himnit kombëtar shqiptar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat