Abrashi prezanton programin “Prizreni365”: Çdo ditë në shërbim të qytetarëve

Prizreni

Abrashi prezanton programin “Prizreni365”: Çdo ditë në shërbim të qytetarëve

Më: 30 shtator 2025 Në ora: 00:03
Artan Abrashi, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit

Artan Abrashi, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, ka prezantuar programin e tij zgjedhor “Prizreni365”, për të cilin tha se është zotimi që çdo ditë e vitit të jetë në shërbim të qytetarëve.

“Sot prezantuam programin tonë Prizreni365, i cili është zotimi im që çdo ditë e vitit të jetë në shërbim të qytetarëve. Ky program është fryt i bisedave me ju dhe ka përgjigje për të rinjtë, prindërit, të moshuarit, qytetin dhe fshatrat”, shtë shprehur Abrashi.

Ai shtoi se vizioni i tij është që Prizreni të shndërrohet në një qytet të zhvillimit, të mundësive dhe të dinjitetit, ku asnjë qytetar të mos mbetet pas.

“365 ditë në vit, bashkë për Prizrenin!”, ka shkruar në Facebook Abrashi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat