Fatmir Limaj i Nismës Socialdemokrate, pasditen e sotme shkoi në Gjonaj të Prizrenit.
Fjalimi i tij nisi me lëvdata për Çocajn, bashkëluftëtarin që e ka në listë për asamblenë e Prizrenit.
Limaj kujtoi se ishte ky rajon ku nisi detyrën e tij në qeveri, si Ministër i Transportit, për çfarë tha se ndihet krenar edhe sot.
Para hasjanëve, kreu i Nismës tha se nuk do të flasë për program, por akuzoi kryetarin aktual, Shaqir Totajn se në qeverisjen e tij Prizreni mbeti mbrapa.