​Artan Abrashi merr mbështetjen e Zafir Berishës për Prizrenin

Prizreni

​Artan Abrashi merr mbështetjen e Zafir Berishës për Prizrenin

Më: 2 nëntor 2025 Në ora: 22:36
Artan Abrashi dhe Zafir Berisha

Zafir Berisha nga Bashkimi Demokratik nuk do të jetë pjesë e balotazhit në Prizren, por ai i ka dalë në mbështetje kandidatit të partisë së Albin Kurtit, Artan Abrashit nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ky i fundit më 9 nëntor do të përballet me Shaqir Totaj nga PDK-ja, i cili sot ka arritur marrëveshje koalicioni me Driton Selmanaj nga LDK-ja.

“Bashkë, me ikonën Zafir Berisha me zemër e vullnet për Prizrenin që na bashkon”, ka shkruar Abrashi në një postim në Facebook.

Shaqir Totaj doli fitues në raundin e parë me 7 mijë vota epërsi, por nuk arriti 50 përqindëshin e nevojshëm, andaj në balotazh do të garojë ndaj Artan Abrashi që doli i dyti më 12 tetor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat