Policia “ua prish qejfin’ meraklinjve të shpejtësisë

Prizreni

Policia “ua prish qejfin’ meraklinjve të shpejtësisë

Më: 6 nëntor 2025 Në ora: 17:59
Automjetet në parkingun e një pike karburanti në dalje të autostradës Prizren Veri

Mbrëmë rreth orës 21:50, policia ka marrë informacione për një grumbullim të dyshimtë të automjeteve në parkingun e një pike karburanti në dalje të autostradës Prizren Veri.

Policia e Kosovës ka ndërmarrë masa të menjëhershme për të parandaluar organizimin e garave ilegale të shpejtësisë dhe ka ndërhyrë me shpejtësi në vendngjarje duke shoqëruar 6 drejtues automjetesh së bashku me veturat e tyre në stacionin policor.

Secili prej tyre është gjobitur me nga 150 euro dhe ndalim i drejtimit të mjetit për një muaj, për shkak të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.

Patrullat e autostradës dhe të stacionit policor Prizren Veri vazhdon patrullimin në zonë për të parandaluar çdo tentim të organizimit të garave dhe për të garantuar sigurinë në komunikacion.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat