Përfshihet nga flakët një stallë në Shkozë të Prizrenit, s’ka të lënduar

Prizren

Përfshihet nga flakët një stallë në Shkozë të Prizrenit, s’ka të lënduar

Më: 18 nëntor 2025 Në ora: 13:21
Shkozë

Një stallë është përfshirë nga flakët në fshatin Shkozë të Prizrenit, ku fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Rastin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se dëmi konsiderohet të jetë rreth 4000 euro.

“Sot, më datën 18.11.2025, në orët e hershme të mëngjesit është raportuar se në fshatin Shkozë të Prizrenit një objekt përcjellës i një stalle ka marrë flakë.

Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale (rreth 4,000 euro), por nuk ka të lënduar”, thuhet në përgjigjen e tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat