KOSTT: Stabilizohet furnizimi me energji elektrike në Nënstacionin Prizreni 1

Prizren

KOSTT: Stabilizohet furnizimi me energji elektrike në Nënstacionin Prizreni 1

Më: 23 dhjetor 2025 Në ora: 19:04
KOSTT ka njoftuar se është rikthyer në operim transformatori TR3 në Nënstacionin Prizreni 1

KOSTT ka njoftuar se është rikthyer në operim transformatori TR3 në Nënstacionin Prizreni 1, pas punimeve të realizuara, si dhe thuhet se është rritur siguria e furnizimit me energji elektrike nga ky nënstacion.

"Pas një pune të palodhshme dhe me shumë përkushtim të ekipeve të mirëmbajtjes të KOSTT në ora 16:55 u rikthye në operim transformatori TR3 në Nënstacionin Prizreni 1.

Me punimet e realizuara është rikthyer furnizimi me energji elektrike për qytetarët e afektuar, si dhe është rritur siguria e furnizimit nga NS Prizren 1, nga aspekti i transmetimit.

I jemi mirënjohës ekipeve profesionale të KOSTT për përkushtimin dhe punën e palodhshme si dhe qytetarëve për mirëkuptimin e treguar!" - shkruan KOSTT.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat