Veseli do të shkarkojë gjashtë drejtorë të Ramadan Mujës

Prizreni

Veseli do të shkarkojë gjashtë drejtorë të Ramadan Mujës

Më: 26 korrik 2016 Në ora: 20:56
Ramadan Muja

Në fillim të muajt e ardhshëm do të shkarkohen gjashtë dejtorë të Qeverisë komunale së Ramadan Mujës në Prizren. Shkarkimi i tyre, sipas burimeve, do të bëhet nga kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.

Burimet e portalit “PrizrenPress” brenda PDK-së në Prizren, bëjnë të ditur se do të bëhet pas kthimit të Veselit nga Amerika.

“Në gusht do të shkarkohen të gjithë drejtorët e PDK-së, që janë pjesë e Qeverisë së Mujës”, tregon burimi i portalit.

Qeveria e Mujës do të plotësohet me emra të rinj.

Kryetari i PDK-së në Prizren, Minir Krasniqi, ndërkaq, tha se nuk është diskutuar ndërrimi i drejtorëve në strukturat e partisë të cilën e drejton.

“Do të jemi transparent me media nëse ndodhë një gjë e tillë”, ka thënë Krasniqi.

Edhe zëdhënësi i Komunës, Ymer Berisha tha se kryetari Ramadan Muja nuk ka marrë një njoftim të tillë nga partitë në koalicion.

“Është kompetencë e partive që janë në koalicion. Ne vetëm sigurojmë që nuk do të ketë vakum institucional”, tha Berisha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat