Nisma për Kosovën: Rrezik që Prizreni të qeveriset nga të dënuar për krim të organizuar

Prizreni

Nisma për Kosovën: Rrezik që Prizreni të qeveriset nga të dënuar për krim të organizuar

Më: 22 nëntor 2016 Në ora: 13:04
Pamje nga takimi

Nisma për Kosovën ka mbajtur një tubim në Prizren, ku kanë diskutuar për qeverisjen e kësaj komune dhe kryetarët që e kanë drejtuar, veçanërisht kryetarin Ramadan Muja, për të cilin thonë se është rrezik që të Prizreni të udhëhiqet nga të dënuar për krim të organizuar, përcjell Bota sot.

Kjo është komunikata e Nisma për Kosovën:

Është shumë shqetësues, madje edhe i rrezikshëm fakti që, Qeveria Komunale në Prizren nën udhëheqjen e të dënuarit për krim të organizuar dhe shkelje ligjore, Ramadan Muja, si edhe shumë të emëruarve tjerë politik me dosje kriminale, me shkelje ligjore dhe falsifikim të dokumentëve zyrtare, po e bëjnë shumë të rëndë jetën në qytetin e Prizrenit. Si rrjedhojë sot, për fat të keq jemi dëshmitar se në qytetin tonë, mungon njëra nga nevojat e para themelore të njeriut, siç është: Siguria për të jetuar I qetë dhe siguria për të punuar dhe vepruar pa frikë. Pra, nga mungesa e sigurisë në qytetin tonë, ne sot po përjetojmë rëndë, zhvillimin e jetës normale.

Akoma më paradoksale e bënë fakti se, Këshillin e Sigurisë në nivel qyteti, e udhëheqë vetë Kryetari i Prizrenit, i cili në mungesë të dijës dhe vizionit, ka bërë që sot qytetarët të jenë të pasigurt në shtëpitë e tyre. Sot, në Prizen hajdutë të maskuar vjedhin çdo ditë, ngase kjo situatë e krijuar, ka rrjedhë si shpërblim, falë hajdutëve që fshehen pas maskave në Qeveri. Edhe pas 17-të viteve liri dhe 9-të viteve pavarësi, të jemi të pasigurt për të jetuar dhe për të zhvilluar veprimtari ekonomike dhe biznesore, është mëse skandaloze dhe e patolerueshme.

Situata e rëndë në rrafshin e sigurisë, ka bërë që shumë Biznese, veçanërisht Argjentarët në Rr. ,”Adem Jashari”, të hapin dyqanet e tyre, pasi të popullohet rruga me qytetar si dhe t’i mbyllin para se të bie terri në qytet. Pasiguri e madhe është edhe nëpër shkolla, ku edhe përkundër faktit se këto institucione janë “Tempujë të dijes”, megjithatë shkollat në qytetin tonë, duke përfshirë  edhe Universitetin e Prizrenit, janë me rrethoja, që më shumë i përngjajnë  burgjeve, sesa  institucioneve arsimore. Se kjo qeveri ka dështuar në aspektin e sigurisë, sikurse që ka dështuar edhe në të gjitha dimenzionet qeverisëse, mjaftueshëm tregon fakti se në shumë shkolla, kërkohet nga nxënësit deri në 5-euro në muaj, për të bërë sigurimin privat  të shkollave. Kjo duhet të jetë e papranueshme në një shtet ligjor, ku qytetaret me taksat e veta financojnë organet e sigurisë së shtetit.

Prizreni vazhdon të atakohet edhe nga investimet kapitale, të cilat bëhen pa kurrfarë kriteri, që lenë në dyshim se këto bëhen me qëllim të krijimit të mundësisë së zhvatjes së  parasë publike. Dhe jo rastësisht në Prizren ka investime milionëshe që kanë filluar para 8-të viteve dhe akoma nuk kanë përfunduar . Siç është:

SHTËPIA E KULTURES NË ZHUR
HOQË TË QYTETIT” dhe objekte tjera të kësaj natyre si në:
LAGJEN “11 MARSI”
LAGJEN “LIDHJA E PRIZRENIT”
Shkolla mesme e mjekësisë “Luciano Motroni” edhe pse që dy muaj është inauguruar, nxënësit mësojnë pa nxemje, fenomen ky që po përcillet edhe në  shumë  shkolla të tjera,  ku disa prej  tyre per arsye  të nxemjes, zhvillojnë mësimin me orar të shkurtuar.

Vazhdojmë tutje me të ligat e bëra nga qeveria Muja:

Prizreni është e vetmja komunë në Kosovë, e cila deri tani  nuk ka vendos tabela me  EMËRTIME TË RRUGEVE DHE SHESHEVE. Disa herë anulohet ky tender, ngase nuk kurdiset në favore të grupeve parapolitike, të partisë në pushtet.
NEPOTIZMI vazhdon ta përcjellë çdo sektor të punësimit në Prizren, ku për pasojë, shumë kuadro me përgatitje profesionale, mbesin pa u kyqë në punë vetëm e vetëm se nuk i përket asnjë klani mafioz që menaxhon qeverinë  komunale në Prizren.

Pra, të nderuar qytetar të Prizrenit, këto që u theksuan më lartë, si dhe shumë çështje tjera devijuese dhe denigruese për qytetin tonë, garantojmë se do të luftohen fuqishëm,  nga NISMA  për Kosovën, e kjo do të bëhet duke instaluar një mentalitet të ri politik, I cili do të jetë  gjithnjë në interes të qytetarëve dhe të funksionalizimit të ligjshmërisë në Republiken e Kosovës./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat