Nisma: Shqiptarë, urime Nëntorin e fitoreve historike

Prizreni

Nisma: Shqiptarë, urime Nëntorin e fitoreve historike

Më: 27 nëntor 2016 Në ora: 12:10
ilustrim

Nisma për Kosovën, Dega në Prizren, ka uruar qytetarët mbarëshqiptarë për festën e flamurit, 28 Nëntorin.

“Sa herë vjen Nëntori, aty ku frymon shqip, Shqipëri, Kosovë, Iliridë, Preshevë, Medvegjë, Bujanoc, Mal të Zi, e deri në Çamëri, kujtohet dhe festohet e kaluara heroike shqiptare. Kujtohen të gjithë ata që dhanë më të shtrenjtën e tyre, jetën, që ne sot të jemi të lirë. Gjërat e mëdha koinçidojnë ndërmjet veti, prandaj me të drejtë, Nëntori është muaj i shqiptarëve”, thuhet në urimin e Nismës.

Kështu, duke kujtuar 28 Nëntorin e 1912-tës, Vlorën historike, pavarësinë e Shqipërisë, 28 Nëntorin e 1955-tës, ku lindi i madhi Adem Jashari, për tu bërë legjendar i përjetshëm dhe themeltar i pavarësisë së Kosovës dhe 28 Nëntorin e 1997-tës, ku për herë të parë doli publike UÇK-ja, për të bërë kthesën historike në dobi të shqiptarëve.

“Andaj me këtë rast, NISMA për Kosovën – dega Prizren, iu uron të gjithë shqiptarëve kudo që janë, Nëntorin e fitoreve historike”, thuhet në këtë urim.

“Rroftë për jetë Shqipëria dhe Zoti i bekoftë shqiptarët”, përfundon urimi i Nisma për Kosovën, dega në Prizren. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat