Ky vit jubilar në përkujtim të mikpritjes kuksjane

Prizreni

Ky vit jubilar në përkujtim të mikpritjes kuksjane

Nga: Aziz Bytyçi Më: 1 maj 2017 Në ora: 10:50
Turneu i shahut me moton “FALIMINDERIT KUKËS”

Në Prizrenin  e kultures e të datave historike, për here të dhjetë radhazi u mbajt turneu i shahut me moton “FALIMINDERIT KUKËS” . Ky manifestim tani më tradicional ,ky vit jubilar dhe madheshtor.Qysh në vitin 2008 ky aktivitet filloj me iniciativen  e kryetarit të SHKA “FIDANI”  Berat Batiut së bashku me Shukri Gutaj , Hylki Rexhepit  dhe Bejtulla Krasniqit,që eksodin e vitit 99 të shqiptarëve të Kosovës nga dëbimi masiv , nga trojet e tyre të përkujtojn , në përkujtim të mikpritjes dhe bujarisë së vëllezërve kukësjanë dhe të gjithë shqiptarëve të shtetit ëmë që i hapen dyert e tyre , për vëllezërit e tyre nga Kosova e përlotur e asaj kohe.Shoqata e shahistëve të Kukësit u prit nga kryetari i SHKA “FIDANI” Berat Batiu njëherit edhe organizator i këti manifestimi së bashku me Shukri Gutaj dhe shahistet prizrenas.Ky karvan i shahisteve  u nis për te shtatorja e Remzi Ademaj “Komandant Petriti” ku e vendosen buçeta me  lulesh dhe e mbajten një minut heshtje , që sot falë gjakut të dëshmoreve të kombit neve e gezojmë lirin dhe organizojmë manifestime me vëllezerit tanë të gjakut nga Kukësi,Prishtina,Tirana e Prizreni,Saranda e Mitrovica.

Turneu i shahut u mbajt në njërën ndër hotelet më luksoze të Prizrenit ne Hotel Pavarsia.Fillimisht takimin e radhës së turnout e hapi kryetari I SHKA “FIDANI”Berat Batiu , duke i falenderuar shahistet nga Kukësi dhe iu deshiroj mirëseardhje.Sot neve jemi mbledhur për here të dhjet me radh për t’i kujtuar dëshmoret e kombit,ata dëshmorë që e deshen dhe e luajten këtë loj shumë.Neve sot po i kujtojmë ditëtë më të vështira që i përjetoj populli i jonë nga soldateska sllavo-serbe , kur na dëbuan me dhunë nga trojet tona.E tani po e kujtojm mikpritjen  bujarire të vëllezërve tanë që i hapen dyert për vëllezërit kosovar e gjithë Shqipëria nën.Ky është bashkim,neve sot organizojm dhe manifestojm të gjithë së bashku.Ndër të tjera z.Batiu falenderoi edhe DKRS për mbështetjen material të këtij aktiviteti ndër vite, poashtu  i njoftoi të pranishmit që i tërë aktivitetet që u mbajten në këtë dhjetë vjetor,këtë vit jubilar që po e shenojmë do të pregaditet një monografi.Poashtu mori fjalën edhe Shukri Gutaj i cili pos përshendetjev ai tha : Sot , kur tani ky manifestim është bërë manifestim tradicional , ky vit jubilar po merr përmasa të mëdha organizative , që ky turne i shahut do të shtrihet edhe nëpër qytetet tjera. Po në këtë vit duke filluar , në Malsin e Gjakovës, në qytetin e Bajram Currit dhe shpresojm që vitet e ardhëshme ky aktivitet të shtrihet edhe më gjërë.Me këtë aktivitet tanimë tradicional të kujtojmë eksodin 99 dhe mikpritjen kukësijane e të gjithë vëllezërve tanë nga ajo pjesë e Shqipërisë e ndarë për një shekull të tërë.Pastaj nga organizatori iu dha fjala kordinatorit të Shoqatës së Shahut nga Kukësi  z. Zylfi Tola,  me emocione  para të pranishmëve deklamoi , sot jemi këtu në qytetin e tradites dhe të kultures,ky qytet është kryeqytet i të gjitha trojeve shqiptare,neve sot po e përjetësojm për të dhjetën here me radhë këtë aktivitet tani të marrura me përmasa të mëdha e shumë madheshtor.Neve sot  arritem 10 vjetorin e këtij aktiviteti të përbashkët, ky vit jubilar .Dua ti përmend edhe dy kampionet e shahut që sot në këtë vit jubilar marrin pjes , Agim Kadriu dhe Besnik Hoxha nga Kruma . Neve mbajtem turneun e shahut edhe në Krum të Hasit, tani jemi te vëllezërit tanë në Prizrenin e Ymer Prizrenit , neser do jemi në Përmetin e vëllezërve Frashëri e një ditë do rrugëtojmë në Vloren e Ismail Qemailit.Në fund z.Zylfi Tola tha , në muajin maj karvani i shahistëve të Kukësit dhe të Prizrenit do të rrugëtojnë në Malësin e Gjakovës në qytetin e Bajram Currit , i cili qytet mban emrin e kryetrimit legjendar nga Kosova Bajram Curri.Pas përfundimit të fjalimeve të folësve nga Prizreni dhe Kukësi u dha drita e gjelbërt nga organizatoret , për të filluar loja e shahistëve . Turneu , që tani po e shenon edhe vitin e dhjetë me radh, ky vit jubilar , megjithë atë ka karakter miqësor , ku me gjithë atë , këta shahist zhvillojn një garë të fort dhe atraktive mes shahistëve kukësjan dhe prizrenas.Ky vit jubilar përfundoi me fitoren e shahistëve prizrenas me rezultat 9 me 6.

Pas përfundimit të kësaj gare shumë të forte dhe atraktive u shtrua një drek solemne, por  kjo drek solemne u përcoll edhe me këngë e valle, pothuajse dy orë e më shumë.Para se të perfundoi dreka, organizatori i këtij manifestimi tani më tradicional Berat Batiu i ftoi të gjithë të pranishmit , të shkojnë të gjithë së bashku në tempullin e shenjët , në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit , që të vizitojn dhe të bëjnë një fotografi të përbashkët .

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat