Haskuka: Disa portale nuk treguan të vërtetën e fjalimit tim

Prizreni

Haskuka: Disa portale nuk treguan të vërtetën e fjalimit tim

Nga: Arben Sylejmani Më: 26 shtator 2017 Në ora: 09:52
Mytaher Haskuka

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Mytaher Haskuka dhe njëherit kandidat për kryetar të Komunës së Prizrenit, përmes një komenti në facebook ka kritikuar disa portale që sipas tij, nuk po i tregojnë të vërtetat e fjalimeve të tij.

“Disa lajme nëpër portale nuk po e tregojnë gjithë të vërtetën e debatit të djeshëm, prandaj po ndjej detyrë të informoj plotësisht. Ne debat unë paraqita punën e Komunës së Prishtinës dhe mospunën e Komunës së Prizrenit, këtë e bëra me statistika lidhur me përdorimin e mjekësisë primare e cila është kompetencë e komunë”, ka shkruar Haskuka.

Komenti i tij i plotë:

Disa lajme nëpër portale nuk po e tregojnë gjithë të vërtetën e debatit të djeshëm, prandaj po ndjej detyrë të informoj plotësisht. Ne debat unë paraqita punën e Komunës së Prishtinës dhe mospunën e Komunës së Prizrenit, këtë e bëra me statistika lidhur me përdorimin e mjekësisë primare e cila është kompetencë e komunë

Në Komunën e Prishtinës vitin e kaluar janë shërbyer 1,200,000 qytetarë në Komunën e Prizrenit vetëm 400,000.

Duke marrë parasysh që dy komunat kanë popullsi të njëjtë dhe buxhet të njëjtë dallimi në numrin e vizitave është se në Prishtinë njerëzve I u është kthyer besimi në institucionin e mjekut dhe të Qendrave të Mjekësisë Familjare, këtë do ta bëjmë edhe në Prizren mbas 22 tetorit./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat