Arrestohen të dyshuarit për vjedhje në Prizren - Bota Sot
Arrestohen të dyshuarit për vjedhje në Prizren

Prizreni

E diel, 18 nëntor 2018

Arrestohen të dyshuarit për vjedhje në Prizren

Më: 7 shkurt 2018 Në ora: 06:04
Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftur së pas një pune operative-hetimore, hetuesit e Stacioni Policor “Veriu” në Prizren kanë arritur t’i identifikojnë dy të dyshuar për të cilët dyshohet se kanë kryer vjedhje të rënda dhe dëmtime të pronave në së paku tri shtëpi në Lagjen Arbanë.

Sipas raporteve hetimore  ekziston dyshimi i bazuar se të njëjtit, me datën 30 janar, rreth orës 20:00, tek Transiti i Ri, kanë depërtuar me forcë në një shtëpi dhe nga aty  kanë shkoqur nga muret  kabllo të instalimit elektrik dhe rrethojat e shkallëve prej metali, të gjitha këto për t’i shitur.

Intervista është kryer në prani të avokatit mbrojtës dhe më pas është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që njëri nga të dyshuarit të ndalët në mbajtje.

 Vlen të theksohet se janë siguruar prova që këta të dyshuar kanë kryer së paku edhe dy vjedhje të ngjashme në Arbanë. Në cilësi të provës materiale janë sekuestruar edhe mjete pune: një çekiç i madh dhe një karrocë dore.

Në momentin e arrestimit i dyshuari mbante veshur një xhaketë me kapelë-maskë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test