Në Prizren fillon rrënimi i pjesës së tepërt të objektit - Bota Sot
Në Prizren fillon rrënimi i pjesës së tepërt të objektit

Prizreni

Në Prizren fillon rrënimi i pjesës së tepërt të objektit

Më: 7 mars 2018 Në ora: 13:04
Prizren

Në qendrën Historike të Prizrenit sot ka filluar rrënimi i një pjese të objektit që i ka tejkaluar lejet e komunës për ndërtim.

Sipas drejtorit të inspektorateve në këtë komunë, ka qenë vet pala(qytetari) që ta rrënoj pjesën e ‘tepërt’ të ndërtimit.

“Në këtë rast kemi të bëjmë më një qytetar që ka bërë tejkalim të lejes së ndërtimit, mund të them se është një shfrytëzim i një hapësire kohore që s’ka pasur mbulueshmëri të drejtorisë së inspektoratit, mirëpo pala ka bërë kërkesë që vet t’i rrënojë hapësirat e tejkaluara të ndërtimit”, tha drejtori i Inspektorateve në Komunën e Prizrenit, Islam Thaçi.

Sipas tij afati kohor i rrënimit është 10 ditë, mirëpo ky afat mund të ndryshojë varësisht prej kushteve atmosferike.

Drejtori Thaçi tha se do të shqyrtohen të gjitha lëndët e mëhershme që kanë të bëjnë me objektet pa leje.

“Një prej premtimeve të kryetarit ka qenë edhe kjo; do të reagojmë për çdo rast, s’do të bëjmë lëshime në këtë drejtim”, tha drejtori Thaçi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test