Vrasja e 17 vjeçarit në Suharekë: Një muaj paraburgim për tre të miturit e dyshuar - Bota Sot
Vrasja e 17 vjeçarit në Suharekë: Një muaj paraburgim për tre të miturit e dyshuar

Prizreni

E mërkurë, 17 tetor 2018

Vrasja e 17 vjeçarit në Suharekë: Një muaj paraburgim për tre të miturit e dyshuar

Më: 12 prill 2018 Në ora: 14:14
Ilustrim

Gjykata Themelore e Prizrenit ka caktuar 30 ditë paraburgim për të miturin L.L., të dyshuar për vrasjen e B. Muharremaj, nga Suhareka. Po ashtu, të njëjtën masë, gjykata e ka vendosur edhe ndaj dy të dyshuarve tjerë, po ashtu të mitur, L.L. dhe G.RR., për pjesëmarrjen në përleshjen me thika, të dy ditëve më parë në Stacionin e Autobusëve në Suharekë, që përfundoi me vdekjen e 17 vjeçarit Muharremaj. 

Ky është njoftimi i plotë i Gjykatës: 

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti për të Mitur, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1) muaji ndaj të miturve me iniciale L.L. nga fshati Duhël, Komuna e Suharekës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale vrasje e rëndë nga neni 179 par.1 nën par.1.5. të KPRK-së dhe veprës penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, nga neni 374 par.1 të KPRK-së, dhe të miturve me iniciale L.L dhe G.RR., që të dy nga fshati Duhël, Komuna e Suharekës, për shkak të dyshimit të bazuar se secili veç e veç ka kryer veprën penale pjesëmarrja në rrahje nga neni 190 par.1 të KPRK-së, masa e paraburgimit prej një (1) muaji të  llogaritet nga koha e arrestimit prej datës 10.04.2018, nga ora 14.10, e cila do të zgjasë deri me datën 10.05.2018. 

  Sepse me datën  10.04.2018, rrethe orës 13:25 minuta në Stacionin e Autobusëve në Suharekë i mituri me iniciale L.L, e privon nga jeta të dëmtuarin me iniciale B.M., i cili ka qenë në shoqëri me shokun e tij V.M., në stacionin e autobusëve në Suharekë, ku si pasojë e një ngatërrese të mëhershme që kishte pasur i mituri L.L (vëllai i të miturit) me V.M., ku në shoqëri të tij ka qenë edhe i mituri G.RR. ashtu që pas një konflikti verbal dhe përleshjes fizike, në të cilën ka marrë pjesë edhe të miturit me iniciale L.L. dhe G.RR., i mituri L.L. nxjerr thikën nga xhepi dhe e godet të dëmtuarin B.M. dhe si pasojë e plagëve vdes në spitalin Rajonal të Prizrenit, me çka janë plotësuar kushtet ligjore nga neni 187 par.1 nën par.1.1 të KPPK-së për caktimin e paraburgimit, kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test