Policia raporton se dje pasdite pas një mosmarrëveshje në mes dy të dyshuarve njëri prej tyre ka shtënë me armë zjarri në drejtim të njërit nga viktimat me armë zjarri duke i shkaktuar lëndime në qafë, ndërsa viktima e dytë ka pësuar lëndime në këmbë.
Dy viktimat janë dërguar për tretman mjekësor. Pistoleta me gjashtë fishek është konfiskuar, ndërsa të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.