T’ia rikthejmë Prizrenit shqiptarizmën e humbur - Bota Sot
T’ia rikthejmë Prizrenit shqiptarizmën e humbur

Prizreni

E hënë, 22 tetor 2018

T’ia rikthejmë Prizrenit shqiptarizmën e humbur

Nga: Nue Oroshi Më: 27 shtator 2018 Në ora: 20:29
Gjergj Kastrioti- Skënderbeu

Thirrje e Shoqatës se Intelektualeve Shqiptarë "Trojet e Arbrit" për përkrahje financiare për ndërtimin e Monumentit të Gjergj Kastriotit- Skënderbeut dhe ndërtimit te Muzeut Kombëtar me emrin Gjergj Kastrioti- Skënderbeu.

Shoqata e Intelektualëve Shqiptarë "Trojet e Arbrit" në idenë e dhënë,më 28 Korrik 2018 në sesionin shkencorë për Gjergj Kastriotin Skënderbeun,lidhur me vendosjen e monumentit të Gjergj Kastriotit në Prizren dhe ndërtimin e Muzeut Kombëtar në Kalanë e Prizrenit ju njofton se rreth idesë së parë projekti është i gatshëm dhe duhet të hyhet ne veprim. Prandaj i ftojmë të gjithë shqiptarët që kanë gjakë shqiptari pa dallim feje ,krahine, gjinie apo ideje që ta ndimojnë financiarisht Shoqatën "Trojet e Arbrit"për realizimin e këtyre dy ideve brilante për rikthimin e humbur të shqiptarizmës në qytetin e Beslidhjes Shqiptare në Prizren.Shoqata "Trojet e Arbrit" fton të gjithë shqiptarët në Shqipëri,Kosovë e në viset e tjera etnike shqiptare si dhe në Amerikë e Evropë që t'i bashkangjiten këtij aksioni për ta rikthyer Gjergj Kastriotin-Skënderbeun në qytetin që lidhë tri kryeqytetet shqiptare Tiranën-Shkupin dhe Prishtinën.

Gjithashtu ftojmë edhe shoqatat, biznismenet shqiptarë dhe të gjithë atdhetarët që t'i pergjigjen aksionit tonë. Meqense tash e kemi zgjedhur modelin e monumentit pas këshillave me profesionistët tanë mbrenda Shoqatës "Trojet e Arbrit" po e bëjmë publik edhe fotografinë se si do të duket monumenti i Gjergj Kastriotit- Skënderbeut në Shadervan të Prizrenit, duke pasur parasysh edhe madhësinë që ka Sheshi i Shadërvanit. Gjithashtu i bëjmë thirrje partive politike shqiptare dhe Asamblesë Komunale në Prizren qe ti bashkangjitën aksionit për të dhënë ndihmën e tyre në suaza të rregullave shtetërore për vendosjen e Monumentit të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në qytetin e Beslidhjeve shqiptare në Prizren.Të gjithë ata që e ndijnë vetën shqiptarë dhe me orjentim Kastriotas atëherë i ftojmë që të na ndihmojnë në aksionin e grumbullimit  të mjeteve financiare dhe mjetet t'i derdhin në Kontonumrin zyrtarë të Shoqatës" Trojet e Arbrit":

Pro Credit Bank Kosovo J.S.C.

Bankaddress:Str.George Bush No.16 Prishtina, Kosova

SHOQATA TROJET E ARBRIT

ACCOUNT NO ( IBAN) XK051189007313000150

SWIFT ( BIC) CODE: MBKOXKPRXXX   PRCBDEFFXXX

PROCREDIT BANK AG FRANKFURT AM MAIN, GERMANY, EUR,USD,CHF,GBP

Ju falendëron për perkrahjen Shoqata e Intelektualëve Shqiptarë "Trojet e Arbrit"

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test