Prizren: Komuna stimulon fermerët për prodhimin e grurit - Bota Sot
Prizren: Komuna stimulon fermerët për prodhimin e grurit

Prizreni

E shtunë, 17 nëntor 2018

Prizren: Komuna stimulon fermerët për prodhimin e grurit

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 16:47
Prizren: Komuna stimulon fermerët për prodhimin e grurit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka bërë të ditur se është bërë shpërndarja e farës së grurit për fermerët e kësaj komune.

Ky projekt është bërë me qëlllim të përkrahjes së fermerëve stimulimin e tyre për të punuar në mbjelljen e tokave.

Krytari i kësaj komune në një postim në Facebook, ka shkruar se me anë të projektit të Drejtorisë së Bujqësisë, është bërë shpërndarja e 300 tonë farë gruri, që do të mbillen në sipërfaqe prej 1,100 hektarë tokë.

Ky është postimi i plotë:

Vendi ynë ka kushtet të përshtatshme për prodhimin e grurit. Por në krahasim me të kaluarën, interesimi në prodhimtari është gjithmonë e më i vogël.

Me anë të përkrahjes komunale, po synojmë ta rrisim sa më shumë interesimin në prodhimtari dhe t’i stimulojmë fermerët që të punojnë në këtë drejtim.

Sot me anë të projektit të Drejtorisë së Bujqësisë, kemi bërë shpërndarjen e 300 tonë farë gruri, që do të mbillen në sipërfaqe prej 1,100 hektarë tokë.

Me shpresë që edhe kushtet atmosferike të jenë gjithmonë në favor të fermerëve, uroj që ky vit të jetë një vit me bereqet dhe me rendimente sa më të larta në prodhimin e grurit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test